Dhëmbë të drejtë, kafshim i saktë dhe një buzëqeshje që ju jep siguri. Ortodoncia nuk është vetëm estetikë: dhëmbët e rreshtuar mirë pastrohen më lehtë, konsumohen më pak dhe e mbrojnë nyjen e nofullës.
Në Roma Dental Clinic trajtimet ortodontike ndiqen nga Dr. Alket Beja, specialist ortodont me Master II në Ortodonci në Universitetin Tor Vergata të Romës. Ofrojmë aparate fikse metalike, aparate estetike dhe alignerë transparentë, gjithmonë me plan të personalizuar.

Kontrollojmë dhëmbët, kafshimin dhe nofullat, dhe bisedojmë për pritshmëritë tuaja.
Radiografi panoramike, fotografi dhe skanim 3D i dhëmbëve, pa masa me pastë.
Ju shpjegojmë opsionet, kohëzgjatjen dhe koston, dhe zgjedhim së bashku aparatin.
Vendosja e brackets ose dorëzimi i alignerëve, pa dhimbje dhe pa anestezi.
Çdo 4–6 javë rregullojmë aparatin dhe ndjekim ecurinë e lëvizjes së dhëmbëve.
Në fund vendosim një retainer për ta ruajtur rezultatin për gjithë jetën.
Brackets metalike ose qeramike (me ngjyrën e dhëmbit) që ngjiten në dhëmbë dhe lidhen me një tel. Është zgjidhja më e gjithanshme, e përshtatshme edhe për rastet më komplekse.
Mbajtëse transparente, pothuajse të padukshme, që ndërrohen çdo 1–2 javë. Hiqen për të ngrënë dhe për të larë dhëmbët. Ideale për të rriturit që duan diskrecion.
Planifikimi dixhital e bën trajtimin më të saktë dhe më komod: pa masa të pakëndshme dhe me një pamje të qartë të rezultatit që në fillim.
Çmimi varet nga lloji i aparatit, nga sa nofulla trajtohen dhe nga kohëzgjatja e trajtimit. Në vizitën e parë bëjmë skanim dixhital 3D dhe ju shpjegojmë opsionet, kohën dhe koston. Shikoni edhe rezultatet e pacientëve tanë.
Çmimet janë orientuese. Çmimi përfundimtar përcaktohet pas vizitës dhe planit të trajtimit.
Vendosja nuk dhemb. Në 2–3 ditët e para pas vendosjes ose pas një kontrolli mund të ndjeni presion të lehtë, që kalon vetë ose me një qetësues të zakonshëm.
Zakonisht 12–24 muaj, në varësi të rastit. Rastet e thjeshta me alignerë mund të zgjasin edhe më pak. Kohën e saktë jua themi pas diagnozës.
Rekomandojmë kontrollin e parë rreth moshës 7–8 vjeç. Disa probleme të kafshimit trajtohen më lehtë kur fëmija është ende në rritje.
Po. Nuk ka moshë kufi për ortodoncinë, mjafton që dhëmbët dhe mishrat të jenë të shëndetshëm. Shumë të rritur zgjedhin alignerët transparentë.
Dhëmbët kanë tendencë të kthehen në pozicionin e vjetër. Retaineri, fiks ose i lëvizshëm, e ruan rezultatin në kohë.
Aparati fiks metalik për të dyja nofullat kushton nga 80.000 lek, ndërsa alignerët transparentë nga 50.000 lek për një nofull. Çmimi përfundimtar varet nga rasti dhe përcaktohet pas vizitës.
Të dyja metodat janë efektive. Alignerët janë pothuajse të padukshëm dhe hiqen për të ngrënë, ndërsa aparati fiks është i përshtatshëm edhe për rastet më komplekse. Pas vizitës ju rekomandojmë zgjidhjen më të mirë për ju.
Me skaner intraoral 3D (Medit i900), pa masa me pastë në gojë. Është më i shpejtë, më komod dhe na lejon të planifikojmë trajtimin në mënyrë dixhitale.
Rezervoni një vizitë konsultuese në klinikën tonë në Durrës. Do t’ju shpjegojmë me qetësi opsionet, kohën dhe koston para se të nisim.
Klinikë dentare në Durrës që nga viti 2008, me standarde italiane dhe specializim në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
E hënë – E premte:
10:00 – 14:00
16:00 – 20:00
E shtunë: 10:00 – 14:00
E diel: Pushim
© 2026 Roma Dental Clinic. Të gjitha të drejtat e rezervuara. · Politika e privatësisë
Clinica dentale a Durazzo dal 2008, con standard italiani e specializzazione all’Università “La Sapienza” di Roma.
Lunedì – Venerdì:
10:00 – 14:00
16:00 – 20:00
Sabato: 10:00 – 14:00
Domenica: chiuso
© 2026 Roma Dental Clinic. Tutti i diritti riservati. · Informativa sulla privacy
Dental clinic in Durrës since 2008, with Italian standards and specialist training at “La Sapienza” University in Rome.
Monday – Friday:
10:00 – 14:00
16:00 – 20:00
Saturday: 10:00 – 14:00
Sunday: closed
© 2026 Roma Dental Clinic. All rights reserved. · Privacy policy
Kjo faqe përdor cookies për t'ju ofruar eksperiencën më të mirë të shfletimit. Lexo më shumë